Vitet e fundit, kanë qenë të vështira për rrugëtimin politik të Lulzim Bashës. Kryetari i Partisë Demokratike është ndeshur shpesh me kundërshtime brenda vetë selisë blu, çfarë kanë çuar edhe copëtimin e kësaj force.

“Divorci” i fundit ishte ai me bashkëpunëtorin e ngushtë, Gazmend Bardhi. Prej disa kohësh tashmë, Bardhi i është bashkuar grupit të Berishës, duke u bërë ndër deputetët më të përfshirë në kauzat e opozitës.

Por, duket se ky divorc i ka kushtuar edhe makinën Lulzim Bashës. Prej shumë vitesh, ishte Basha ai që përdorte makinën me tre 1, por tashmë prej disa muajsh është Bardhi ai që e ka në përdorim.

Dhe ja tek shihet ky moment, ku makina e re e Bashës dhe ajo e vjetra, qëndrojnë ngjitur dhe kryetari ka kaluar mes të dyjave, për të shkuar tek makina e tij e tanishme, ndoshta me disa kujtime me vete.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re