Qëkur u shkëput nga Partia Demokratike, Agron Shehaj shfaqet gjithnjë i vetëm.

Pak kohë më parë, ai deklaroi se do të shkëputej nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, dhe tashmë ka lançuar një lëvizje të tijën. Por, duket se kjo lëvizje ka sjellë ndryshime të mëdha edhe në miqësitë e deputetit.

Në javët e fundit, gjithnjë deputeti ka ardhur dhe është larguar nga Parlamenti i vetëm, duke mos pasur shumë kontakt me miqtë e tij. Ajo që na ra në sy këtë herë, është pikërisht ky moment. Shehaj ka qenë duke dalë nga seanca plenare, teksa pranë tij kanë qenë edhe kolegët e Partisë Demokratike, Gaz Bardhi dhe Flamur Noka.

Por, të dy kanë zgjedhur që as mos ta përshëndesin Shehajn. Nga ana tjetër, edhe ky i fundit ka vijuar me rrugën e tij, duke zgjedhur mos të kthejë as vështrimin drejt atyre që deri para disa muajsh ishin bashkëpunëtorët e tij.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re