Vetëm pak muaj më parë, Edona Bilali vinte në Parlament si pjesë e kabinetit qeveritar. Ndonëse e re në moshë, ajo mbante një post të rëndësishëm në qeveri.

Por, ndryshimet e bëra nga kryeministri Rama e zhvendosën nga posti i ministres së Sipërmarrjes, duke ardhur tashmë në Parlament si një deputete e thjeshtë. Por, duket se pas humbjes së postit, Bilali ka humbur edhe miqtë.

Ashtu si duket edhe në fotot e siguruara nga fotografi ynë, pasi ka përfunduar seanca plenare, ajo është larguar qetësisht nga Parlamenti, ku këtë herë nuk ka pasur miq apo kolegë që e kanë shoqëruar, si më parë e kemi parë.

Sakaq, tashmë si ministre e thjeshtë, Edona nuk ka më as shofer dhe shoqërues, duke sjellë kështu një pamje krejt ndryshe të sajën, por që nga ana tjetër, duket shumë më komode në këtë pozitë të re të sajën.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re