Partia Demokratike ka mbyllur një vit të vështirë. Shumë ndasi kanë përçarë demokratët, që këtë vit, e kanë mbyllur në grupe të ndryshme.

Megjithatë, brenda grupimeve, bashkimi i tyre mbetet po i njëjtë. Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj kanë mbajtur Partinë Demokratike zyrtare të bashkuar, ku grupi shfaqet gjithnjë së bashku, sidomos në ditët e seancave plenare.

Por, si për të “vulosur” faktin se bashkëpunimi mes tyre është shumë i mirë, grupi i Bashës, duken po kaq të bashkuar edhe në fokusin jashtë politikës. Ashtu si duket, disa prej deputetëve, kanë zgjedhur që pas përfundimit të seancës plenare të ulen për një kafe së bashku.

Në foto duket Alibeaj dhe deputetja e re, Andia Ulliri. Natyrisht që edhe disa emra të tjerë nga PD kanë qenë të pranishme në këtë kafe, që duket se ka bërë edhe rezymenë e vitit të vështirë për këtë forcë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re