Deri para pak muajsh, Ervin Mete ishte vartësi i Delina Ibrahimajt, teksa kjo e fundit drejtonte Ministrinë e Financave.

Por që pas 4 shtatorit, fatet e tyre kanë ndryshuar dhe jo pak. Delina Ibrahimaj kaloi në krye të Ministrisë së Sipërmarrjes, teksa Meta u ngjit në postin e ministrit të Financave, duke ardhur kështu për herë të parë në Parlament.

Por, këto ndryshime, mesa duket nuk kanë prekur aspak miqësinë e tyre. Ashtu si duket edhe nga fotoja e shkrepur në oborrin e Parlamentit, teksa të dy kanë mbërritur njëkohësisht, kanë përfituar nga momenti për t’u takuar.

Në një bisedë të shkurtër dhe në një shtrëngim duarsh, dy bashkëpunëtorët e dikurshëm, na kanë zbuluar se ende ruajnë miqësi dhe respekt për njëri-tjetrin.

Pse jo, Ibrahimaj mund t’i ketë shërbyer edhe me këshilla Metes, i cili për herë të parë ka marrë postin e ministrit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re