Bled Çuçi prej disa muajsh nuk është më ministër. Si një ndër tipat më sportiv në rradhët e politikanëve, Çuçi ka treguar se në ato pak momente kur nuk i duhej të ishte nën petkun e politikanit, preferonte të ishte disi më casual, jo vetëm në veshje, por edhe në stil jetese.
Jo rrallë herë e kemi fotografuar të veshur sportiv, teksa ecte në këmbë, i shoqëruar nga truprojat, që detyra ia kërkonte. Por, tashmë që detyra e tij në krye të Ministrisë së Brendshme ka përfunduar, mesa duket ai ende gëzon të drejtën të ketë një shofer.
Çuçi ka mbërritur këtë të premte në Parlament me makinë, si rrallë herë në fakt e kemi parë. I veshur me kostum dhe kollare, deputeti i Partisë Socialiste, ruan ende profilin e politikanit të lartë, të paktën brenda Parlamentit.
