Skip to content

Fotot nga paparazzi/ Simboli i PD që prishi bisedën e deputeteve “rivale”! Kolegia e PS-së distancohet nga ligjvënësja demokrate pasi ngriti dy gishtat

Antoneta Dhima bën pjesë tek ato deputete që pak vend lë për ta komentuar në veshje, apo në miqësitë që ka në Parlament.

Deputetja e Fierit zgjedh gjithnjë kolegët për të bërë ato pak biseda deri tek ambientet e selisë së Parlamentit. Ndaj edhe afërsia e saj me deputeten e Partisë Demokratike, na tërhoqi disi vëmendjen.

Dhima dhe Ina Zhupa kanë dalë së bashku nga seanca plenare, ku edhe pse afër me njëra-tjetrën, nuk duken sikur kanë konfidenca të mëdha mes tyre. Deputetja e Partisë Demokratike sapo e ka kuptuar që po fotografohej nga paparaci ynë, ka vendosur të përshëndesë me simbolin e PD.

Nga ana tjetër, deputetja e PS ka vijuar rrugën disi më ndarasi nga kolegia e saj, duke u distancuar si nga simboli që ajo bëri, ashtu edhe nga biseda që po bënin të dyja.

“”