Luljeta Bozo nuk mungon thuajse asnjëherë në Parlament, as kur kolegët e saj nuk e lënë që hyjnë tek dera. Dhe duket se deputetja më e vjetër e këtij Parlamenti, ishte ndër ato emra që nuk u lejua të futej në ambientet e brendshme, në seancën e fundit plenare të zhvilluar të enjten e shkuar.

Ndonëse mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe Bozos, nuk ka pasur as debat dhe aq më pak konflikt, deputetët i kanë zënë hyrjen, duke mos e lejuar që të futet. Por natyrisht që Bozo, nuk ka qenë ndër ato që ka ngritur zërin, duke zgjedhur që të kthehet dhe të ikë nga seanca plenare, pa mundur të bëhej pjesë.

Teksa zbriste shkallët, deputetja ka marrë një telefonatë, të cilës i është përgjigjur. Por nuk kishte sesi mos të na tërhiqte vëmendjen telefoni i saj.

Një telefon i thjeshtë, pa shumë teknologji, ashtu si nuk jemi mësuar ta shikojmë në Parlament.

Mund të themi se Bozo mban edhe telefonin më të lirë, në radhën e të gjithë politikanëve tanë, duke mos preferuar teknologjinë e fundit dhe çmimet e kripura.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re