Nëse do t’i referoheshim aktualitet politik, kjo nuk ka qenë një periudhë e qetë për Monika Kryemadhin.

Deputetja e Partisë së Lirisë është gjendur në mes të një zhurme mediatike, kur Ilir Meta pranoi se nepotizmi i kishte dëmtuar partinë.

Vetë Kryemadhi në një deklaratë për mediat, paralajmëroi edhe largimin nga politika. Por duket se gjithçka ka ndodhur nuk ka ndikuar aspak në ‘look’-un e saj. Kjo pasi në çdo dalje, Monika shfaqet edhe me më shumë stil, edhe në një formë më të mirë fizike.

Këtë të enjte, ajo ka mbërritur në Parlament krejt e vetme. Duke folur në telefon dhe duke nxituar hapat, nuk kishte sesi mos të na binte në sy veshja e saj gjithnjë plot stil.

E veshur me një fusta të zi dhe pallto ngjyrë kafe, Kryemadhi tregoi edhe njëherë se vijon të mbetet ndër gratë më sharmante të politikës, si dhe gjithashtu me stilin më të mirë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re