Vetëm pak muaj më parë, në magazinën e Bujar Çelës, ndodhi një shpërthim që la të vdekur dy persona.

Edhe vetë deputeti u plagos, por duket se tashmë gjithçka është sistemuar, aq sa për t’ju rikthyer angazhimit të tij në Parlament.

Sapo Çela është rikthyer në Kuvend, të shumtë kanë qenë miqtë dhe kolegët që janë afruar për ta përshëndetur.

Mes tyre ka pasur edhe deputetë të Partisë Demokratike që kanë ndaluar hapat për ta përshëndetur pas rikthimit të tij.

Në foto shfaqet Bujar Leskaj, teksa ka ndaluar ta përshëndesë dhe me gjasa ta urojë pas plagosjes që pësoi në biznesin e tij.

Të shumtë kanë qenë edhe kolegët e Partisë Socialiste që janë parë pranë tij, duke zgjedhur që të kalojnë kohë me mikun e tyre, i cili sapo kaloi me sukses plagosjen, si pasojë e shpërthimit të fuqishëm në Lushnje.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re