Nëse do të na duhet të përmendnim një personalitet që ka më shumë miq krahas politikës, ai është padyshim ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Shpesh e kemi parë sesi kohën jashtë Parlamentit, Manja e kalon me miqtë dhe bashkëpunëtorët pa dallim kahe politike, duke bërë paqe edhe me kundërshtarët.

Por, do të donim të ndalonim pak tek kjo foto, që duket se ka diçka që nuk shkon.

Ashtu si duket dy ministrat, kanë mbërritur në të njëjtën kohë në Parlament. Por teksa Manja, me natyrën e tij, ka nisur të bisedojë me Manastirliun në distancë, kjo e fundit duket disi më e tërhequr nga biseda, ku nxiton hapat për t’u futur në ambientet e brendshme të Parlamentit.

Nga ana tjetër, Manja duket tejet i përqëndruar të vazhdojë ti flasë koleges, e cila nuk duket në një moment të mirë për bisedë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re