Për shumë vite jemi mësuar ta shikojmë në llogoret e politikës, ku Valentina Leskaj ka ruajtur gjithnjë një imazh të pastër.

Një politikane klasike, me një gjuhë të përzgjedhur dhe me daljet e saj gjithnjë të mirëpeshuara, Valentina e ka mbyllur tanimë kapitullin e saj me politikën.

Ndonëse shpeshherë e kemi parë të flasë për aktualitetin politik, ish-deputetja është disi më e distancuar. Këtë herë, paparaci ynë ka mundur ta fotografojë në të përditshmen e saj, ku si të gjithë ne, puna e ka lidhur edhe me bankën.

Si gjithnjë, ish-deputetja ka qenë e veshur ‘chic’, ku pantallonat e gjera të zeza, kanë qenë të kombinuara me një pulovër të bardhë. E gjithë pamja e saj është plotësuar me një varëse prej perlash, duke ia shtuar hijeshinë.

Ish-deputetja u shfaq duke tërheq lekë nga bankomati, tërësisht e shpërqendruar nga ajo çfarë po ndodhte rreth saj, përfshijë këtu edhe paparacin tonë që ka arritur t’ia rrëmbejë këtë moment.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re