Jemi mësuar ta shikojmë si një ndër deputetët aktivë, ku prezencën e tij në Parlament, shpesh e ka shoqëruar edhe me simbole në veshjen e tij. Si një mënyrë kjo për të bërë opozitën me çdo instrument, duke kaluar edhe profilin e deputetit.

E kemi fjalën pikërisht për Dash Sulën, që kur vjen puna për të bërë politikë, është gjithnjë ndër më të angazhuarit. Por, duket se përfshirja e tij në politikë, nuk e ka kushtëzuar edhe nga roli i tij si baba.

Pasi mbyll angazhimet e tij si deputet, Sula i përkushtohet familjes dhe pasioneve të tij. Paparaci ynë ka mundur t’i shkëpusë imazh, ku shfaqet së bashku me djalin e tij në rrugë.

Duhet thënë se kur është fjala për familjen e tij, deputeti i Partisë Demokratike ka preferuar që mos të flasë, duke preferuar që të fokusohet vetëm te detyra e tij. Ndaj, edhe kjo shkrepje mendojmë që do të jetë nga të rrallat që do të na zërë syri.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re