Ai deputet i Partisë Demokratike, që shpesh ka bërë xhiron e rrjetit me deklaratat e forta, pse jo edhe me nota satire. Ajo ish-ministre, që rrallë e kemi parë të dalë nga formati formal.

Të dy së bashku, asnjë kontakt, madje as përshëndetje. Flasim për Olta Xhaçkën dhe Saimir Korreshin, që si duket edhe nga fotografia e shkrepur nga paparaci ynë, janë ndeshur me njëri-tjetrën në trotuarin para Kryesisë së Kuvendit.

Dy deputetët ndonëse kanë kaluar supë më supë me njëri-tjetrin, nuk kanë zgjedhur të përshëndeten, e madje as ti hedhin sytë tjetrit.

Mesa duket mes tyre nuk egziston asnjë lloj raporti, as kortezie sa për t’u përshëndetur si dy bashkëpunëtor.

Kemi parë shpesh deputetët që në sallën e Parlamentit ngrenë tonet me akuza për njëri-tjetrit, por jashtë sallës, gjejnë vend për pak kortezi, apo pse jo edhe një miqësi. Por mesa duekt ky i Korreshit dhe i Xhaçkës, nuk është rasti.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re