Skip to content

Fotot nga tregu i Kombinatit, Rama: Vetëm kështu fitohet lufta

Pas një jave rrëmuje dhe pamjeve të tmerrshme ku shfaqeshin njerëz të shumtë që nuk respektonin asnjë rregull dhe distancim sociale, tregu i Kombinatit tashmë është kthyer në një model.

Kryeministri Edi Rama me anë një të një postimi në rrjetet sociale e ka cilësuar si një shembull masat e reja, që respektohen, duke ruajtur distancën dhe shmangur kështu mundësinë e infektimit.

“Ja që s’është punë fashe orare, po thjesht çështje durimi e rregulli. Tregu i Kombinatit sot është kthyer nga sheshi për përsheshin e armikut që ishte të shtunën e shkuar, në një model të shkëlqyer vetëdijeje qytetare për përgjegjësinë e secilit në këtë luftë. Kështu ka vetëm një fund kjo luftë: FITOREN E AFËRT TË SHQIPTARËVE”, shkruan Rama në Facebok.