Ky Fitër Bajram ka qenë ndryshe për besimtarët myslimanë anembanë botës. Për shkak të COVID-19, besimtarët dhe klerikët janë detyruar që të marrin masa që të shmangin përhapjen e pandemisë.

Bajrami festohet tradicionalisht me lutje në xhami, me vizita familjare, me ëmbëlsira dhe shpërndarje të dhuratave.

Këtë herë shumë vende myslimane janë kufizuar në festimin e Fitër Bajramit për shkak të paraqitjes se koronavirusit.

Al Jazeera ka bërë një përmbledhje me fotografi të myslimanëve në vende të ndryshme të botës duke u lutur për këtë Fitër Bajram.

Nga Sofja deri Peshavar të Pakistanit myslimanët u falën në ambient të hapur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re