Skip to content

FOTOT: Njihuni me Qeverinë hije të Bashës dhe Kryemadhit

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë nënshkruar sot publikisht marrëveshjen politike për zgjedhjet e 25 prillit.

Basha natyrisht shpreson të bëhet kryeministër, ndërsa Monika ka lënë të kuptohet se do të jetë minister e Brendshme, post të cilin në fakt e synon edhe i shoqi president.

Interesant është se në marrëveshjen e nënshkruar para kamerave, Basha dhe Kryemadhi shoqëroheshin nga ata që pritet të jenë ministrat e Qeverisë së PD-LSI, nëse vijnë në pushtet.

Gazmend Bardhi, Grida Duma, Albana Vokshi, Jorida Tabaku, Alfred Rrushaj, Erisa Xhixho, Luan Rama, Petrit Vasili pritet të jenë ministrat e Qeverisë PD-LSI.

Kuptohet, nuk kanë qenë të gjithë, pasi pjesë e Qeverisë ka deklaruar se do të jetë edhe Edi Paloka, por një post e synojnë edhe Flamur Noka, Xhelal Mziu, Ervin Salianji, Endri Brahmillari, Agron, Duka, Fatmir Mediu etj.

Secili tani e gjykon vetë, nëse ia vlen të votohet një alternativë e tillë, me këta emra!

(TemA)