Skip to content

FOTOT: Pamje nga aksidenti në qendër të Tiranës, autobusi përplaset me murin e ministrisë

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Tiranë, ku janë përfshirë një autobus dhe një makinë e vogël.

Aksidenti ka ndodhur në qendër dhe për pasojë kanë marrë plagë të lehta 4 pasagjerë të autobusit që janë dërguar në spital për kontroll mjekësor.

Nga pamjet shihet se autobusi ka përfunduar duke u përplasur me murin e Ministrisë së Infrastrukturës.