Skip to content

Fotot paparazzi/ Lulzim Basha tregohet ‘super xhentil’ me deputetet e pakta që i kanë qëndruar në grup

MixCollage 11 May 2024 12 50 PM 7794

Javë pas jave kemi komentuar grupin zyrtar të Partisë Demokratike. Ndonëse të pakët në numër, demokratët kanë treguar se kanë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin.

Pamja që vjen nga Parlamenti, është e njëjtë. Basha është gjithnjë në krye të grupit të tij dhe të gjithë mbërrijnë së bashku në ambientet e Parlamentit.

Si një grup i unifikuar, deputetët hyjnë e dalin së bashku nga seanca plenare, duke zgjedhur të kalojnë pak kohë me kolegët e tyre në ambientet e jashtme. Këtë herë, paparaci ynë i ka fotografuar te shkallët, ku edhe kanë qenë duke hyrë në ambientet e brendshme.

Natyrisht që xhentilesa që e karakterizon nuk mund të mos binte në sy. E kemi fjalën për kryedemokratin Basha, që kur është ndeshur tek dera me koleget e tij, i ka lënë të kalojnë para, madje i ka shoqëruar edhe me dorë.

Në foto shihet Lulzim Basha që i hap rrugën Merita Bakiut, një ndër deputetët zonja që i ka qëndruar besnike, ndërkohë që pjesa kryesore e demokratëve i kthehen shpinën.

“”