Tri makina janë përfshirë në një aksident këtë pasdite në Tiranë, në mbikalimin e Kamzës, pranë “Casa Italia”-s.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Nga fotot e realizuara në vendngjarje, duket një makinë Ford Fiesta e cila është përplasur me një Mercedes Benz C Class, ndërsa ky i fundit është përplasur edhe me një Fiat.

Duket se Benz-i është mjeti më i dëmtuar, i përplasur në pjesën e pasme dhe të përparme.

Policia rrugore ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur dinamikën dhe ndarë përgjegjësitë në një zonë ku trafiku është tepër i rënduar, sidomos në orët e pikut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re