Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë votuan pro shkarkimit të presidentit Ilir Meta, duke miratuar raportin e Komisionit Hetimor mbi “shkeljet e rënda kushtetuese” për të cilat ai akuzohet.

Raporti mori 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenime.

Shkarkimi i Ilir Metës u prit me përqafime, puthje dhe duartrokitje nga ana e deputetëve në Kuvend. (TemA)