Banorët e një pallati në zonën e Freskut në Tiranë po braktisin shtëpitë pas dëmtimeve që ka pësuar kjo godinë sic e shihni edhe në fotot më poshtë.

Gazetarja e Panorama Etleva Delia që ka raportuar lajmin konfirmon se pallati ka pësuar çarje të cilat kanë frikësuar banorët dhe tashmë ata po marrin sendet personale dhe po largohen.

Sic shihet edhe në këto imazhe, disa qytetarë janë jashtë banesave, pasi kanë frikë nga ajo që mund të ndodhë. Gjatë ditës së sotme janë shënuar disa lëkundje tërmeti, më e forta me magnitudë 5..1.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re