Prova të reja janë gjetur mesa duket në dosjen e atentatit ndaj prokurorit Ndoja në datë 1 nëntor në Shkozet të Durrësit.

Një tjetër person mësohet se është identifikuar si i implikuar në plagosjen e trefishte të prokurorit Ndoja, shoferit të tij Andi Maloku dhe mikut Landi Muharremi ( Rrumi).

Prokuoret që po merren me këtë cështje kanë sekustruar edhe telefonin e kolegut të tyre Ndoja që ndodhet në spitalin e Durrësit në gjëndje të mirë.

Po kështu janë sekuestruar edhe telefonat e  Muharremit, i njohur me pseodonimin Rrumi dhe shoferit Maloku.

Burime per Vizion Plus bene me dije se ne pyetje eshte marre eshe një personazh i njohur i showbiz-it, qe rezulton te kishte komunikime te shpeshta me 34 vjecarin Redjan Rraja.

Ndonëse burimet kane qënë të rezervuara për të treguar emrin, bëhet fjale për një vajzë modele që ka qënë në 2 vitet e fundit shumë aktive në televizionet shqiptare.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se ajo është Kejvina Kthjella.

Modeles 24-vjeçare i është sekuestruar telefoni dhe pritet që nga ‘zbërthimi’ i tij të merren vesh të dhëna të tjera në lidhje me lëvizjet që mund të ketë kryer 34-vjeçari Rraja ditët para atentatit, momentin e ngjarjes dhe pas tij.

Mes Kejvinës dhe Redjanit të njohur ndryshe si “Dara” i kruëjs ka komunikime të shpeshta por nuk bëhet e qartë marrëdhënia që i lidh bashkë.

Ky i fundit është personi i vetëm deri tani ivënë në pranga për këtë ngjarje të rëndë.

Ai nuk ka pranuar akuzat por pavarësisht kësaj u la në burg ditën e mërkurë.  Hetuesit po ashtu dyshojne se diten e ngjarjes autoret nuk e kane ndjekur automjetin qe perdoren per shkak se nuk i eshte hapur bagazhi ku kishin lene shishet me benzine.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re