Skip to content

FOTOT: Rama nxjerr pamjet nga vizita në akademinë e famshme ushtarake në SHBA

Kryeministri Edi Rama prej disa ditësh ndodhet në SHBA, ku shoqërohet nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe ambasadorja Yuri Kim.

Ai ka pasur një vizitë entuziaste në akademinë e famshme “West Point”, ku ka mbajtur edhe një fjalim.

Rama ka postuar edhe disa foto në rrjetet sociale.

“FotoALBUMI i mikpritjes speciale në Akademinë Ushtarake “West Point”, ku patëm një diskutim të gjerë dhe shumë inkurajues për bashkëpunimin me Akademinë tonë Ushtarake”, shkruan ai.