Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me disa pamje nga projekti 3D i portit të Durrësit.

Rama shkruan se ky port, është një tregues shumë i thjeshtë se përse qytetarët duhet të votojnë PS-në për një mandat të tretë, që sipas tij nuk ka lidhje me të në mënyrë të drejtpërdrejt, por që të vijojnë puna.

“Mirëmëngjes dhe me këtë shembull të thjeshtë, të një investimi fantastik e të shumëpritur si ky, që na janë dashur disa vjet ta afrojmë kaq pranë, i cili tregon fare qartë edhe pse mandati i tretë nuk është për mua, po është për ju, për Durrësin, për të gjithë ne dhe për mbarë Shqipërinë, duke na dhënë mundësinë të mos lemë në mes asnjë nga betejat për të ardhmen, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re