Reshjet e dendura të shiut përgjatë natës sollën me vete probleme në qarkullim në aksin Elbasan-Qafë Thanë (Murrash).

Në këtë segment ka pasur rënie gurësh që kanë shkaktuar probleme në qarkullim, por sipas ARRSH situata u normalizua shpejt.

Postimi i ARRSH:

Gjatë orëve të para të mëngjesit ka pasur reshje shiu në juglindje të vendit.

Përgjatë segmentit rrugor Elbasan-Qafë Thanë (Murrash) ka pasur rënie materiali në trupin e rrugës.

Kontraktorët e mirëmbajtjes bënë menjëherë pastrimin e rrugës duke mos penguar trafikun.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re