Gazetari Artan Hoxha ka ilustruar me foto se çfarë ndodhi brenda 13 minutash në Bashkinë e Kukësit më 6 qershor. 

safet gjici zyre88

Ai publikoi 8 imazhe që tregojnë kronologjinë e ngjarjes nga mbërritja e Alma K, në zyrën e Safet Gjicit, kryerja e marrëdhënieve seksuale mes tyre, biseda për tenderin për qentë e rrugës dhe plotësimi i dokumentacionit në zyrën e nënkryetarit.

Në foton nr.2 shihet momenti kur Safet Gjici i fshin buzët vajzës pas aktit seksual dhe më pas nisin të bisedojnë për tenderin për qentë e rrugës. Pasi Alma K, dhe Safet Gjici bien dakord për arritjen e marrëveshjes, Safet Gjici thërret në zyrën e tij nënkryetarin e bashkisë Granit Gjana.

Pasi Gjici instrukton Granit Gjaën të ndjekë hapat ligjorë për projektin e qenve, vajza dhe nënkryetari i Bashkisë shkojnë në zyrën e këtij të fundit dhe merr udhëzimet për dokumentat që duhen.

Sipas gazetarit, Alma K, pasi mbaron me nënkryetarin, dorëzon letrat dhe vendos kontaktin direkt me të, del nga bashkia Kukës dhe ndez makinën, ku “para se të niset, dëgjohet një e lehur qeni, të cilin e ka në sediljen e pare te makines…”

“Shikojeni ne fotot e meposhteme kronologjine e plote, se si nje qytetare krejt e paverifikuar, kush eshte dhe çfare perfaqeson, brenda 13 minutash, hyn ne bashkine e Kuksit, “perdhunon” kryetarin ne zyren e vet, rregullon eferen per projektin e kastrimit dhe sterilizimit te qeneve te rruges, ploteson dokumentacionin ne zyren e nenkryetarit, dhe iken ne hallin e vet….”, shkruan Artan Hoxha.

Lexoni edhe: “Më sajo ndonjë punë këtu, shteti do më paguajë, jo ti”- Pas videos s*ksuale, del regjistrimi i dytë i Safet Gjicit me vajzën! Biseda e tyre për tenderin

Postimi i plotë i Artan Hoxhës:

Vetem 13 minuta per te rrezuar nje “pashallek”. Kisha degjuar kryeministrin, te fliste per efekshmerine, shpejtesine dhe rendimentin e larte te administrates se tij, por nuk e kisha besuar.

Si ka thene Sali Berisha, “Mendimi evolon”. bKur thote Berisha(qe mbetet gjithnje i pandryshueshem) imagjino ne, vdekataret e thjeshte…

Tashme jam i bindur me ze dhe figure, se “Padishau” yne, ka te drejte.

Administrata ne Kukes, duket flake fare, “shpejtesi sketerre, efikasitet maksimal, brendiment apsolut”…

Shikojeni ne fotot e meposhteme kronologjine e plote, se si nje qytetare krejt e paverifikuar, kush eshte dhe çfare perfaqeson, brenda 13 minutash, hyn ne bashkine e Kuksit, “perdhunon” kryetarin ne zyren e vet, rregullon eferen per projektin e kastrimit dhe sterilizimit te qeneve te rruges, ploteson dokumentacionin ne zyren e nenkryetarit, dhe iken ne hallin e vet….

Foto 1)- 15:59:30

fillon “procedura” në zyren e kryebashkiakut.

Foto 2)- 16:03:44

Mbaron me sukses “procedura”.

Foto 3)- 16:04:28,

Nis biseda per projektin e qenve..

Foto 4)- 16:06:47,

Mbyllet biseda për projektin e qenve rrugaçe, thirret ne zyren e kryetarit, nenkryetari Granit Gjana, per te ndjekur hapat ligjore per projektin e qenve.

Foto 5)-16:11:08,

Vajza shkon në zyren e nenkryetarit te bashkise Granit Gjana dhe merr udhezimet per dokumentat qe duhen per projektin.

Foto 6)-16:11:18,

Vajza mbaron me nenkryetarin, dorezon letrat dhe vendos kontaktin direkt me te.

Foto 7)-16:11:42,

Vajza del nga bashkia Kukës pasi ka mbyllur praktikisht nje projekt qe do financohet nga banoret e Kukesit.

Foto 8)-16:13:04,

Vajza ndez makinen dhe para se te niset, degjohet nje e lehur qeni, te cilin e ka në sediljen e pare te makines…

Foto 9)- Dielli do te lind serish, jeta vazhdon.

Degjohemi ne skandalin e radhes…💪💪💪💪

safet gjici zyre1safet gjici zyre2safet gjici zyre3safet gjici zyre4safet gjici zyre5safet gjici zyre7safet gjici zyre8

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re