Një trafikant, i cili u përpoq të kontrabandonte dy shtetas shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar të fshehur në një minibus të adaptuar posaçërisht, është burgosur për më shumë se dy vjet.

Oficerët e Forcave Kufitare në Portin e Dover ndaluan një minibus me targa rumune, i cili kishte mbërritur me një traget nga Dunkirk mbrëmjen e 5 majit. Automjeti drejtohej nga Razvan-Iulian Petraru, 34 vjeç, i cili ishte i vetmi person i dukshëm në mjet.

Në minibus siç shihet edhe nga fotot e shpërndara nga mediat britanike, ishte krijuar një zonë e posaçme, ndërsa ishte ngarkuar me goma.

Një skanim me rreze x zbuloi dy persona. Hapësira ishte vetëm 25 cm e gjerë, aq sa burrat shqiptar mund të shtroheshin. Nuk kishte asnjë mënyrë që burrat të mund të kishin hyrë në zbrazëti pa ndihmë.

Kur u larguan nga mjeti, të dy u identifikuan si shtetas shqiptar pa të drejtë qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar.

Petraru u arrestua me dyshimin se ndihmoi emigracionin e paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Në intervistat pasuese Petraru, nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjeve të bëra prej tij nga oficerët. Të hënën në Gjykatën e Canterbury, Kent Petraru pranoi akuzat e ndihmës për imigrimin e paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai u dënua menjëherë me 27 muaj burg.

Sekretari i Brendshëm Priti Patel tha: ‘Kriminelët si Petraru, të cilët kryejnë vepra të tmerrshme si kjo, nuk kanë asnjë konsideratë për sigurinë e personave që ata kontrabandojnë – në këtë rast bllokohen brenda një ndarje pa mjete shpëtimi të pavarura.

“Mesazhi është i qartë, nëse jeni i përfshirë në kriminelizëm të lidhur me imigracionin do të kapeni dhe do të burgoseni.”

Dy shqiptarët e gjetur në minibus po trajtohen në përputhje me rregullat e imigracionit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re