Ish-kryeministri Sali Berisha ka ushtruar të drejtën e votës në Kuvendin e PD-së që është duke u mbajtur në ambientet e stadiumit.

Të gjithë delegatët kanë  dy opsione për të zgjedhur, pro dhe kundër shkarkimit të kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Berisha pasi ka shkëmbyer foto dhe shkrepur foto me mbështetësit, i është drejtuar kutive të votimit, për tu shprehur dhe ai mbi shkarkimin e Bashës.

Në Kuvendin e sotëm të PD-së u votua pro ndryshimit të statutit të partisë, ndërkohë që vendimi për shkarkimin e Bashës do të kalojë për Referendum në të gjitha degët e PD-së.

Lexo lajmin mbi zhvillimet:

Kuvendi i 22 marsit 2022/ PD-në tani e merr në “dorë” Komisioni i Rithemelimit, deri në zgjedhjet e reja partia do të drejtohet nga…

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re