TIRANË– Presidenti Ilir Meta dorëzoi personalisht në SPAK padinë ndaj ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, por diçka tjetër e mori gjithë vëmendjen.

Këshilltari i tij, Bahri Shaqiri kishte një çantë të zezë që e mbante me vete. Nuk dihet nëse në çantë kanë qenë provat e reja që kreu i shtetit pretendon se ka, lidhur me atë që ai e quan grushtin e shtetit.

Bahri Shaqiri dhe çanta

Presidenti Ilir Meta prej javësh është futur në një betejë ligjore me KED dhe kreun, Ardian Dvorani dhe maxhorancën, pasi i akuzon se po bëjnë grusht shtetit. Përplasja e Presidentit Ilir Meta me Ardian Dvoranin erdhi pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese dhe dublikimin e një vendi, për të cilin janë emëruar dy anëtare, Marsida Xhaferrllari nga Meta dhe Arta Vorpsi nga KED. Sipas Metës, Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Ai ka bërë edhe kallëzim në SPAK dhe për këto shkelje që i quan pjesë të grushtit të shtetit, ka thirrur edhe një protestë më 2 mars 2020, ku pritet t’i bashkohet edhe opozita. Pas thirrjes për protestë Meta ka kallëzuar dhe ministren e Drejtësisë, të cilës i ka kërkuar dhe dorëheqjen. Po ashtu në rrjetën e Metës kanë rënë dhe dy zyrtarë të ministrisë së Drejtësisë.

(k.m/dosja.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re