Skip to content

FOTOT: Shpërthimi i fuqishëm pranë hotelit të Ervin Matës, policia jep detajet e para

Shpërthim i fuqishëm sonte në mbrëmje vonë fare afër qendrës spitalore universitare Nënë Tereza në Tiranë,

Ndër të tjera policia raporton:

“Më datë 30.05.2020, rreth orës 22:40, në një rrugicë të ndërmjetme midis një lokali dhe një hoteli në rrugën e “Dibrës”, ka shpërthyer një sasi e dyshuar si lëndë plasese.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale tek të dy objektet.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, nënvizon policia.

Mësohet se bëhet fjalë për Hotel Victoria në pronësi të babait të Ervin Matës i njohur si i dashuri i këngëtares Elvana Gjata.  ()