Në Gjermani fëmijët do të rikthehen në bankat e shkollës ndërsa rregullat për parandalimin përhapjes së COVID-19, janë lehtësuar. Autoritetet shtetërore kanë vendosur që të rihapen edhe kopshtet zoologjike, muzetë e berberhanet.

Megjithatë kancelaria Angela Merkel e bëri të qartë se duhet kujdes maksimal, pasi në të kundërt vendi mund të përballet me një valë të dytë të pandemisë për shkak të neglizhencës.

Në ditët në vazhdim pritet që të hapen edhe parqet e lojërave për fëmijët.

Fotografitë e mëposhtme tregojnë se si dot ë duken klasat me rregullat e reja të distancimit social, largësia që duhet të mbajnë fëmijët në shkolla, e sjellja në përditshmëri.

Kjo të krijon edhe një ide se çfarë masash do të duhet që të marrin shkollat edhe në vendin tonë, për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re