Pashkët e sivjetshme do të mbahen mend gjatë. Në Katedralen e Shën Palit në Tiranë u zhvillua mesha për Pashkët, ashtu si edhe në qytetet e tjera të vendit.

Si rrallë herë, në katedrale nuk kishte asnjë besimtar, përveç një rrethi të ngushtë të kishës, të cilët respektuan edhe distancën teksa uleshin në sallë.  Imzot George Frendo ai që drejtoi meshën në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, e cila u transmetua online.

Gjatë fjalës së tij, arqipeshkvi teksa dha disa mesazhe të forta për besimtarët, theksoi se për shkak të rrethanave, Pashkët kremtohen ndryshe, ndërsa u shpreh se sakrificat e këtyre ditëve do të shpërblehen. Mes të tjerash ai solli në kujtesë edhe vitin e mbrapsht të 97-ës, ku Pashkët kremtoheshin në një kohë kur kishte trazira.

“Ndërsa zakonisht ju takoj në këtë kishë Katedrale, sonte nëpërmjet televizorit. Çdo vit kremtojmë me shumë solemnitet festën e Pashkëve, dhe sjelle shumë gëzim e shprese. Por çdo vite festohet në situatë të ndryshme. Më kujtohet kur kam kremtuar pashkët për herë të parë në Shqipëri, ishte marsi i 1997. Gjatë kremtimit kam parë, në atë kohë, në 97, disa besimtarë duke qarë, por unë kujtova fjalët e Jezusit, që ai tha pak orë para se ushtarët ta kapnin për ta çuar drejt kryqit u tha apostujve: “ju do të hidhëroheni, por hidhërimi juaj do të kthehet në gëzim”, tha Imzot George Frendo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re