Një lajm i shpërndarë rreth orës 22:30 në disa portale ku
paralajmërohej tërmet i fuqishëm në Durrës dhe Tiranë shkaktoi panik te
qytetarët. Lajmi, i cili nuk bazohej askund, parashikonte një tërmet të
fuqishëm rreth orës 23:30 të 22 shtatorit.

Menjëherë pas këtij alarmi fals, qytetarët në kryeqytet braktisën
shtëpitë dhe u dyndën në sheshe dhe rrugë. Edhe pse gjatë ditëve të
fundit është raportuar shpesh se tërmetet nuk mund të parashikohen,
sërish paniku te njerëzit ishte i lartë.

U desh të kalonte ora 23:30, si dhe të reagonin të gjitha autoritetet
për të mohuar pretendimin për tërmet, që qytetarët të qetësoheshin dhe
të riktheheshin në banesat e tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re