Taksisti Uljan Kolgjegja i cili tentoi të vetëdigjej një ditë më parë, përpara godinës së Kryeministrisë nuk është një emër i panjohur për publikun.

Ai është bërë i njohur fillimisht, pasi bëri tatuazh në gjoks ish-kryeministrin, Sali Berisha.

Por pak më vonë duket se 39-vjeçari u pendua dhe e mbuloi atë me një tatuazh tjetër.

Taksisti i njohur bëri tatuazh në krah edhe moderatoren, Marina Vjollca.

Ngjarja:

39-vjeçar Uljan Kolgjegja tentoi të vetëdigjej dje para godinës së Kryeministrisë, por ishin forcat “Shqiponja”, që e ndaluan në kohë atë, të kryente aktin ekstrem.

Taksisti shkoi me biçikletë tek Kryeministria teksa mbante një shishe benzine në dorë dhe sapo iu afrua godinës, filloi të kërcënonte se do t’i vinte zjarrin vetes.

Por pas ndërhyrjes në kohë të forcave të rendit, ai u shoqërua në polici ku tregoi pse kishte vendosur të ndërmerrte këtë veprim.

Uljan Kolgjegja deklaroi se policia i kishte marrë patentën, gjë e cila e ka penalizuar duke mbetur pa punë, me të cilën mbante familjen e tij.

()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re