Qytetarët e Tiranës kanë zgjedhur Liqenin Artificial për të kaluar pasditen e sotme, pavarësisht se autoritetet shtetërore e kishin ndaluar lëvizjen në park për të shmangur infektimet nga pandemia e COVID-19.

Por fotografitë e mëposhtme tregojnë se kryeqytetasit janë dyndur nga liqeni, si një nga vendet më tërheqëse për të kaluar kohën e lire.

Disa stërviten, disa vrapojnë, të tjerë shëtisin e po ashtu lëvizin me biçikletë.

Në këto ditë pranverore, pas karantinimit gati dy mujor, për shumë është e vështirë që të qëndrojnë në shtëpi.

Më herët, qytetarë të Tiranës dhe anëtarë të Shoqërisë Civile janë përplasur me policinë në kryeqytet dhe kanë çarë rrethimin e vendosur te Liqeni Artificial.

Policët ishin vendosur në hyrje të liqenit për të mos lejuar njeri të futet sipas urdhrit të qeverisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re