Skip to content

FOTOT/ Tensionet në veri të Kosovës, Rama takim me delegacionin e senatorëve amerikanë në Samitin e NATO-s: Përshkallëzimi i rrezikshëm të ndalet një orë e më parë!






Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me delegacionin e senatorëve amerikanë në Samitin e NATO-s në Vilnius të Lituanisë.

347637606_832874248208238_8935188621167919758_n

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama përmes një reagimi në Facebook, ku ka ndarë edhe fotografi nga takimi.

Në reagimin e tij, krahas fotove Rama shkruan se takimi u zhvillua për situatën e tensionuar në veri të Kosovës, që sipas tij duhet ndalur një orë e më parë dhe palët duhet t’i kthehen dialogut.

Reagimi i Ramës:

📍Vilnius, Lituani – Me delegacionin e Senatorëve Amerikanë në Samitin e NATO-s, në një takim të kërkuar prej tyre nisur nga shqetësimi për situatën në Veriun e Kosovës dhe qasjen jokonstruktive të palëve, e cila ka çuar në një përshkallëzim të rrezikshëm që duhet ndalur një orë e më parë, për t’u kthyer në tryezën e Dialogut duke finalizuar Marrëveshjen e Normalizimit🇦🇱🤝🇺🇸

“”