Skip to content

FOTOT: Tentoi të vrasë veten te Liqeni Artificial, Policia shpëton 60 vjeçaren

71658596 455419905097762 4370756516538482688 n

Policia bashkiake e Tiranës ka shmangur një tragjedi sot në Liqenin Artificial në kryeqytet. Një ndërhyrje në momentet kritike e punonjësve të policisë Bashkiake të Tiranës ka rezultuar me fat për një grua sot në zonën e Liqenit Artificial.

Një grua rreth të 60-ave ka tentuar të varë veten, por fatmirësisht veprimi i saj është pikasur në kohë. Punonjësit e policisë Bashkiake në patrullimin e tyre të zakonshëm kanë shquar veprimin e gruas dhe menjëherë i kanë dhënë asaj ndihmën e shpejtë.

Më pas është lajmëruar policia e Shtetit dhe ambulanca e cila e ka transportuar gruan për një ndihmë më të specializuar në spital.