Skip to content

Fotot/ Tirana, Durrësi dhe Shkodra  në zonat e kuqe, por de fakto janë zona të gjelbëra

Edhe pse duhet të ketë rregulla të forta kontrolli, duke mos lejuar grumbullime masive të njerëzve, mijëra qytetarë në Tiranë, Durrës dhe Shkodër lëvizin lirshëm, duke mbushur sheshet e ndryshme, apo duke realizuar shëtitje në zonat bregdetare.

Zyrtarisht Shkodra, Durrësi dhe Tirana në zonat e kuqe të qeverisë, pra që duhet t’i nënshtrohen rregullave të rrepta për të respektuar distancimin fizik. Nga një vëzhgim i Gazeta “Shqip” vërehen se në zonën e lulishtes pranë zonës së quajtur komuna e Parisit janë ulur  edhe pensionistë të cilët nuk respektojnë as distancën. Ndërsa edhe fëmijët kanë dalur së bashku me prindërit e tyre.

Më 11 maj qeveria ka bërë të ditur se do të shpalë vendimin për t’i dhënë më tepër liri, porse katër bashki edhe sipas kryeministrit janë futur në zonën e kuqe, pra në shtetrrethim.

“Nga e hëna e ardhshme do të mbeten vetëm Zonat e Kuqe të përcaktuara në hartën bashkëngjitur, bashkitë Shkodër, Kurbin, Krujë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ku do të vazhdojë i njëjti regjim oraresh lëvizjeje dhe rregullash të qarkullimit si deri tani. Këto zona do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve të paautorizuara”, deklaroi kryeministri.

Më poshtë foto të qyteteve Tiranë dhe Shkodër.