Pesë persona janë arrestuar në flagrancë nga policia, nga të cilët 1 doganier, 3 punonjës të Policisë Kufitare, 1 shtetas, si edhe shpallen në kërkim 7 të tjerë.

Punonjësi i Doganës shtetasi, Shpendi Dragolli në bashkëpunim me punonjësit e policisë dhe shtetasit e lartpërmendur, kanë lejuar kalimin e 4 mjeteve tip kamion të ngarkuar me mallra të dyshuara kontrabandë konfeksione dhe goma automjetesh të përdorura, nga Pika e Kalimit Kufitar Goricë në territorin e Republikës së Shqipërisë, duke shmangur detyrimet doganore dhe falsifikuar të dhënat e mjeteve në dokumentacionet e tyre dhe në Sistemin Tims, ku 2 nga këto mjete u gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale.

Po kush është Shpendi Dragolli?

Shpendi Dragolli është ish – kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Korçë.

Kjo dëshmohet nga një status që vetë Dragolli ka bërë në Facebook në momentin e zgjedhjes në këtë post. Për më shumë shihni materialet e mëposhtëme. (Lexo.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re