Ish-kryeministri Sali Berisha, ka hyrë sot në Kuvend si deputet i pavarur. Kjo pasi u përjashtua nga grupi parlamentar dje nga kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Berisha që në hyrje të Kuvendit u prit nga mbështetësit e tij, ndërsa ai nuk i shmangu deklaratat dhe akuzat për kryeministrin Edi Rama dhe Bashën, ku foli për pazare mes tyre.
Berisha është treguar i kujdesshëm për të respektuar masat anti-covid, ndërsa ka vendosur maskë dhe nuk harron të përshëndesë mbështetësit e tij me dy gishta.