Skip to content

FOTOT: U shkarkua nga vetingu, Gjykata Kushtetuese heq emrin e Besnik Muçit nga faqja zyrtare

Gjykata Kushtetuese ka hequr nga faqja e saj zyrtare online, emrin i z.Muçi si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, pasi ky i fundit u shkarkua nga KPA.

Aktualisht në faqen zyrtare rezultojnë të jenë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese: Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari si dhe Fiona Papajorgji.

Nga ana tjetër Gjykata Kushtetuese ka njoftuar presidentin Meta për vendin e ri vakant, duke pranuar vendimin e KPA-së për Muçin. ()