Ilir Meta pasi bëri sikur po verifikonte ministrat e propozuar nga Edi Rama, ka dekretuar Qeverinë e re.
Në rrjet ndërkohë ka nisur ironia me deklaratat e Ilir Metës para 25 prillit.
Ai deklaronte se nëse Edi Rama merrte 71 mandate, do të jepte dorëheqjen si president.
Por jo vetëm që nuk e dha dorëheqjen, por është edhe njeriu që po dekreton për herë të dytë Qeverinë e Edi Ramës.
