Kryeministri Edi Rama bën me dije se është përshkallëzuar goditja ndaj informalitetit në zonën e Sarandës, ku sipa tij, një numër i konsiderueshëm subjektesh janë regjistruar, duke paguar detyrimet përkatëse ndaj shtetit dhe një numëri jo të vogël abuzuesish përsëritës, u është bllokuar aktiviteti.

“Përshkallëzohet goditja ndaj informalitetit në zonën e Sarandës, ku një numër i konsiderueshëm subjektesh janë regjistruar, duke paguar detyrimet përkatëse ndaj shtetit dhe një numëri jo të vogël abuzuesish përsëritës, u është bllokuar aktiviteti

Kontrollet vijojnë intensivisht me fokus mbi zonën bregdetare, sektorin e naftës dhe mallrat e tjera të akcizës me #ZeroTolerancëndaj abuzuesve”– shkruan Rama teksa poston dhe fotot e aksionit infromatiet në facebook. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re