Ndërsa dy ditë na ndajnë nga protesta e thirrur nga Sali Berisha,në selinë e PD duket se vijojnë punimet. Ditën e sotme, në godinën e selisë së PD po mbulohet edhe kati i dytë me logo.

Në fasadën ballore të ndërtesës është vendosur një baner me mbishkrimin “Zgjedhim të ardhmen”. Slogan ky i cili është një mesazh për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe grupin e tij të mbështetësve që i janë vendosur kundër Lulzim Bashës, pasi përjashtoi ish-kryeministrin nga grupi parlamentar në shtator të vitit të kaluar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re