Skip to content

FOTOT/ Zjarret në zonat malore të Labinotit, Balla: Prokuroria Elbasan të bëj gjithçka për vendosur para ligjit autorët

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka falënderuar forcat e armatosura dhe atyre zjarrfikëse për masat e menjëhershme kundër zjarreve në zonat malore të Labinotit, në Elbasan.

Në një shënim në facebook Balla i bën thirrje Prokurorisë Elbasan dhe Drejtorisë së Policisë të bëjnë gjithçka për t’i identifikuar dhe vendosur para ligjit.

“Mirënjohje forcave të armatosura dhe atyre zjarrfikëse për masat e menjëhershme kundër zjarreve në zonat malore të Labinotit, në Elbasan.

Zjarre të qëllimshme nga persona të papërgjegjshëm ndaj të cilëve dora e fortë e ligjit do të godasë.

I bëj thirrje Prokurorisë Elbasan dhe Drejtorisë së Policisë të bëjnë gjithcka për t’i identifikuar dhe vendosur para ligjit”- shkruan Balla teksa poston fotot. ()