Skip to content

FOTOT+EMRI/ Aksident i rëndë në Korçë, drejtuesi i motorit humb jetën pasi u përplas nga makina, shoqërohet shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, në afërsi të fshatit Dishnicë, pranë një karburanti.

Bëhet me dije se një makinë ka përplasur një motor dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i këtij të fundit.

Viktima është identifikuar si Lefter Liçenji, i cili nuk i mbijetoi dot plagëve.

“Rreth orës 17:30, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në fshatin Dishnicë, motomjeti me drejtues shtetasin L. L., 66 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. M. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi L. L.”, bëri me dije policia vendore.

Policia Rrugore ka shkuar menjëherë në vendngjarje, bashkë me ambulancën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Hetimet janë ende aktive për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat e aksidentit, teksa po hetohet edhe drejtuesi i veturës që e përplasi.