Ka nisur puna për ndërtimin e rrugës së të dërgon një prej dy kampeve që do të ngrihen për strehimin e refugjatëve nga Italia. 

Pamjet e LSA vijnë nga fshati Kakariq ku makineritë e rënda po punojnë për ndërtimin e rrugës që të çon drejt kampit në Gjadër.

Ndërsa puna për ngritjen e kampit, që është përtej kodrës, nuk ka nisur ende. Në qendrën në Gjadër, refugjatët do të mbahen të izoluar, deri në përfundim të procedurave për pranimin ose jo të azilit.

Kujtojmë se marrëveshja e firmosur në Romë në 6 nëntor të vitit 2023, mes kryeministrave të të dy vendeve, përfshin emigrantët që nisen nga Afrika e Veriut dhe kapen në det nga anijet italiane.

Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët parashikon hapjen e dy CPR-ve në territorin shqiptar, një në Shëngjin dhe një në Gjadër, për të pritur 3000 emigrantë.

Ndërkohë është parashikuar që ambientet akomoduese të jenë gati deri më datën 20 maj.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re