Një incident i papritur ka ndodhur gjatë një aktiviteti në Universitetin Panteion në Athinë, ku ka qenë i pranishëm edhe ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati.

@georgekontarinis ΣΥΖΗΤΗΣΗ ΜΕ ΑΦΟΡΜΗ ΤΗΝ ΕΚΔΟΣΗ ΤΟΥ ΒΙΒΛΙΟΥ “ΑΝΑΣΤΟΧΑΣΜΟΣ ΓΙΑ ΤΟ ΜΕΛΛΟΝ ΤΗΣ ΝΟΤΙΟΑΝΑΤΟΛΙΚΗΣ ΕΥΡΩΠΗΣ. 11 ΥΠΟΥΡΓΟΙ ΕΞΩΤΕΡΙΚΩΝ ΑΝΑΛΥΟΥΝ ΚΑΙ ΠΡΟΤΕΙΝΟΥΝ”#φωτορεπορταζμου #Eurokinissi #κοτζιάς ♬ πρωτότυπος ήχος – Γιώργος Κονταρίνης

Një grup personash ka hyrë brenda sallës ku po mbahej takimi dhe kanë protestuar dhe kanë shpalosur disa pankarta.

Siç raportojnë mediat greke, ngjarja ka ndodhur gjatë prezantimit të librit të Nikos Kotzias dhe ish-ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati  “Reflektim për të ardhmen e Evropës Juglindore”.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe ish ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov dhe ish zëvendëskryeministri i Kroacisë.

“Natyrisht, tensioni mbizotëroi dhe diskutimi i moderuar nga profesoresha Marilena Koppa u ndërpre”, raporton Protothema.

SHIKONI FOTOT

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re