Skip to content

FOTO+VIDEO/ Policia Rrugore ndëshkon qytetarët që nuk kalojnë në vijat e bardha, ja me sa janë gjobitur këmbësorët në Tiranë! Do të shoqërohen në polici nëse…

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Policia Rrugore ka nisur të vendosë gjoba për qytetarët që nuk zbatojnë Kodin Rrugor.

Për këmbësorët që i kanë rënë rrugës shkurt, duke mos kaluar në vendin e përcaktuar (vijat e bardha), gjoba ka qenë 1,000 lekë të rinj.

Këmbësorëve u merret karta e identitetit dhe kur paguajnë gjobën u kthehet.

Burime bëjnë me dije se qytetarët që shkelin rregullat dhe nuk kanë mjet identifikues me vete (ID ose pasaportë) do të shoqërohen në komisariat.

Me nisjen e këtij viti, mësohet se në qarkun Elbasan deri më tani janë aplikuar të 50 gjoba ndaj këmbësoreve

Kujtojmë se qytetarët shpesh bëhen burim aksidenti duke mos kaluar në vendet e përcaktuara. Aksidentet në të shumtën e rasteve kanë qenë fatale për këmbësorët, të cilët janë përplasur nga makinat.

“”